English

PD: Ofertat e Ramës për interes personal

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses, Albana Mustafaraj ka reaguar pas deklaratës së kryesocialistit Rama në mesditë.

“Deklarata e tij sotme dëshmon se ajo ç’ka ai foli te shtunën ishte vetëm axhenda e mbijetetsës së tij personale dhe politike, dhe aspak angazhimi i forcës së tij politike për procesin e integrimit të vendit. Ai sot në fjalën e tij në grupin parlamentar nuk ofroi asnjë arsye të vetme që e shtyn atë të përdorë mosvotimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota në parlament, për të bllokuar statusin e kandidatit.

Këto ligje të standardeve më të mira sipas ekspertëve ndërkombëtarë, kanë mbi 2 vjet, që nuk votohen nga opozita në parlament, duke mos paraqitur asnjë argument ligjor kundër tyre”, tha Mustafaraj.

Sipas demokratëve, shqiptarët e dinë se bllokimi i amendamenteve të kodit rrugor që imponojnë teknologji te rë për drejtuesit e automjeteve dhe uljen e aksidenteve vdekjeprurëse rrugore, bllokimin e rekomandimeve ndërkombëtare për luftën e korrupsionit ndaj zyrtarëve, apo bllokimi i ligjeve që vijnë si detyrim nga anëtarësia e Shqipërisë në organmizatën Botërore të Tregëtisë, bëhet me qëllimin e vetëm, për të mos lejuar që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit.

“Partia Demokratike fton z. Rama që të lërë mënjanë axhendën e tij personale politike, të mos vazhdojë bllokimin e grupit të tij parlamentar dhe ti lejojë deputetët e PS të votojë për këto ligje që përbëjnë edhe kushtin më kryesor për integrimin e vendit.

Partia Demokratike është e përkushtuar jo me fjalë por me vepra konkrete, rritje rrogash dhe pensionesh, krijim të vendeve të reja të punës, ndërtimin e rrugëve, shkollave, kanalizimeve e spitaleve, investime të huaja të mëdha, të çojë përpara procesin e integrimit të vendit në BE”, tha zëdhënësja e PD-së.

a.q/NOA

KOMENTE