English

PS, sot numërimi për anëtarët e Asamblesë

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA - Partia Socialiste do të numërojë sot votat për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Votim u zhvillua të shtunën, gjatë kongresit të kësaj force politike, ndërkohë që dje nuk u arrit të bëhej numërimi për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Rreth 40 numërues të PS-së pritet të numërojnë 1500 votat e delegatëve. Nuk dihet ende nëse sot PS-ja do të ketë një rezultat në lidhje me Asamblenë. Në fletën e votimit të PS-së ndodhen lista me 186 emrat e kandidatëve, nga të cilët do të hyjnë në 120 persona.

a.k/NOA

KOMENTE