English

Rama-Jozefinës: Të enjten shko bli librin

Tiranë, 7 nëntor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot për deklaratat që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë dje për kongresin e PS-së.

Rama shprehet Topalli do të donte një kongres kurban, por nuk i doli pritshmëria. Ndërsa shton se kur të dal botimi i tij “Kurban” le të shkojë ta blejë.

“Kurbankongres Jozefinë? Ashtu do ta doje po s’të doli! Të enjten në librari. Ço dikë ta blejë, jo vetë, se bllokon trafikun me eskortën tren”, ka shkruar Rama në Twitter.

a.k/NOA

KOMENTE