English

Rastet e fruthit janë trefishuar në BE gjatë 2007-2011

Itali, 7 nëntor NOA - Është trefishuar numri i rasteve me sëmundjen e fruthit në Evropë në 2011 dhe kjo krahasuar me vitin 2007. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për kontrollin e sëmundjeve ECDC, mes muajit janar dhe shtator për vitin 2011 në 29 vende evropiane janë konfirmuar 29.100 raste, nga të cilat 8 kanë rezultuar fatale për jetën dhe 24 encefalite akute. Vendet me numrit më të lartë të personave të prekur janë Franca dhe Italia. Fruthi është një sëmundje infektive shumë ngjitëse që shpesh herë prek fëmijët në moshën 1 dhe 3 vjeçare dhe fillimisht krijoj skuqje të lëkurës. r.b/NOA

KOMENTE