English

Sherr dominoje tek “Isa Boletini” në Vlorë, një vritet e dy plagosen

Vlorë, 6 Nëntor 2011 NOA – Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur gjatë një përleshjeje me armë të ftohta që ndodhi para disa minutash në qendër të qytetit të Vlorës.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA.al se ngjarja ndodhi tek rruga “Isa Boletini”, ku disa djem të rinj ishin duke luajtur domino.

një moment ka nisur sherr i çastit dhe një person është vrarë me thikë kurse dy të tjerë mbetën të plagosur.

Viktimat janë dërguar në spitalin lokal kurse autori i ngjarjes është identifikuar dhe u shpall në kërkim pasi u largua nga vendi i krimit, thanë burimet policore.

e.t/NOA

KOMENTE