English

Zbardhet ngjarja e Vlorës, në pronën e viktimave vrasje me armë dhe çekan

Vlorë, 7 Nëntor 2011/ Irma Toptani – Zbardhet e plotë ngjarja që ndodhi mbrëmjen e së Dielës në qytetin e Vlorës ku si rezultat i përdorimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve të forta, një person gjeti vdekjen dhe pesë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al, raporton se gjithçka ndodhi në pronën e viktimave dhe autor i krimit është Altin Leskaj i cili bashkë me vëllanë u konfrontuan me të ndjerin Niko Mataj dhe pronarin e zdrukthëtarisë pranë banesës së tyre, Arben Çela, vëllanë e këtij të fundit dhe një shokun e tyre, pasi ishin duke luajtur tavëll dhe bënin zhurmë në lojë e sipër.

Drejtoria e Policisë së Vlorës tha për agjencinë e lajmeve NOA.al se “rreth orës 18:30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Vlorë në lagjen “Isa Boletini” në afërsi të bar “Lux” përpara një zdrukthëtarie, pronë e Arben Lame Çela, ka ndodhur një grindje e përgjakshme.

Tek kjo ngjarje janë përfshirë shtetasit:

Niko Veledin Mataj, 37 vjeç, banues në Vlorë

Zaim Lamçe Çela, 33 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Isa Boletini”

Arben Lamçe Çela, 42 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Isa Boletini”

Elidon Teki Aliaj, 27 vjeç, banues në Vlorë;

si dhe vëllezërit; Altin Xhevat Leskaj, 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë si dhe vëllai i tij;

Edlir Xhevat Leskaj, 35 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Fillimisht konflikti është zhvilluar me sende të forta e më pas ka degraduar në të shtëna arme zjarri nga ana e vëllezërve Leskaj, nga të cilat ka mbetur i vdekur në vend Niko Veledin Mataj, 37 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ky konflikt ka ndodhur si pasojë e një grindje të castit për shkak se shtetasit Elidon Aliaj, Niko Mataj, Arben dhe Zaim Cela krijonin zhurmë e shqetësim duke luajtur tavëll për banorët e pallatit ku jetonin shtetasit Altin dhe Edlir Leskaj.

Mbas ngjarjes Altin Leskaj, pas negociatave me punonjës të policisë ka treguar vendin ku ndodhej dhe shërbimet e policisë është bërë shoqërimi i tij për në Komisariat së bashku me armën e dyshuar të krimit, një pistoletë tip TT model 54.

Në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja dhe një krehër pistolete TT si dhe një çekan.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë tha se në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

i.t/e.t/NOA

KOMENTE