English

Akuzat ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi”, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë

Tiranë, 7 Nëntor 2011 NOA - Gjykata Kushtetuese ka shpallur sot vendimin për çështjen e njohur gjerësisht me emrin “Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi”.

Gjykata, ndonëse nuk i ka pranuar të gjithë argumentet e parashtruara në kërkesë, njëzëri ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për arsye se është cenuar e drejta kushtetuese për një proces të rregullt gjyqësor.

Lajmi u konfirmua për agjencinë NOA nga të akuzuarit në këtë çështje që ka kaluar prej vitesh kalvar gjyqësor.

Leart e Orik Shyti pohojnë se “rëndësia e vendimit nuk ka të bëjë me të ndierit tonë fitues dhe të gëzuar. Nuk ndihemi fitues. Nuk u ndiem të tillë as në vitin 2003, kur u dha vendimi i parë i pafajësisë”.

Në edicionin e orës 18.30, do të ndiqni të plotë deklaratën e Leart dhe Orik Shyti.

e.t/NOA

KOMENTE