Kabul, 8 nëntor 2011, NOA – Një automjet i policisë afgane është bërë objekti i një atentati me eksploziv, në krahinën veri-lindore të Afganistanit, Badgis, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Bilanci i deritanishëm i sulmit terrorist është 12 persona të vdekur, mes të cilëve katër agjentë policie dhe tetë civilë.
Lajmin e bëri publik agjencia islamike afgane e shtypit “Afghan Islamic Press”.
Atentati ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë organizatë terroriste.
mit/NOA