English

Berluskoni humb “fuqinë”, në Athinë nisin dorëheqjet

Romë, 8 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Parlamenti italian ka votuar pak minuta më parë buxhetin faktit të hartuar nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berluskoni. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar lajmin, sipas të cilit, 321 deputetë nuk kanë votuar buxhetin duke sinjalizuar humbje të ndjeshme të shumicës nga ana e kavalierit.

Ndërsa, 308 deputetë të tjerë i kanë thënë “po” buxhetit faktit, të miratuar në një situatë shumë kritike për Italinë dhe mbarë Eurozën.

Kaq i ka mjaftuar opozitës italiane, e cila nëpërmjet Bersanit i ka kërkuar Berluskonit dorëheqjen e menjëhershme.

Greqi nisin dorëheqjet

Agjencia e lajmeve Reuters ka qenë e para e cila ka publikuar lajmin e dorëheqjes së ministrave të kabinetit qeveritar grek. Mediat bëjnë të ditur se ka qenë ministri grek i turizmit, Nikitiadis i cili ka pohuar se ministrat i kanë paraqitur dorëheqjet kryeministrit në detyrë Jorgos Papandreu.

Ka qenë vetë ky i fundit, i cili sot në mesditë në mbledhjen e fundit të qeverisë ka kërkuar dorëheqjet e ministrave, për t’i hapur rrugë përbërjes së kabinetit të ri qeveritar.

a.q/NOA

KOMENTE