English

Berluskoni në pritje të votës në Parlament

Romë, 8 nëntor 2011, NOA – Kavalieri italian Silvio Berluskoni po pret rezultatin e votimit të buxhetit për krizën në Parlamentin italian, votë që nëse do të rezultojë negative, atëherë atij do t’i duhet të vendosë të hedhë një hap prapa nga karrigia e kryeministrit, apo të vijojë më tej në krye të qeverisë italiane, e cila pas përplasjeve më të fundit, duket se me vështirësi mund të ketë numrat e nevojshëm për të qeverisur vendin e futur në krizë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryeministri Berluskoni, i cili dje deklaroi se do t’i shohë në sy ata që do ta tradhëtojnë, po pret të dëgjojë edhe mendimin e Legës së Veriut dhe Shtabit të Përgjithshëm të PDL-së për të marrë vendimin përfundimtar.

Mediat italiane bëjnë me dije se kjo ishte ajo çka doli nga diskutimet brenda PDL-së pranë pallatit Grazioli.

Në pritje të votëbesimit, përfaqësues të politikës italiane shpjegojnë se çdo liderët e mazhorancës italiane kishin shprehur mendimin e tyre për situatën e vështirë, në të cilën gjendet qeveria dhe mazhoranca përpara votëbesimit në Dhomën e deputetëve.

Kavalieri italian, pasi i dëgjoi të gjithë, kërkoi më shumë kohë për vendosur duke pritur edhe votat, që do të arrijë të marrë sot në Qendrën e djathtë.

Më pas, bëjnë me dije mediat italiane, kryeministri Berluskoni do të takohet me përfaqësuesit e Legës së veriut dhe krerët e PDL-së për të vendosur për strategjinë e tij.

Mesnatën e shkuar në pallatin Grazioli janë përfolur disa skenarë si psh: Nëse qeveria i merr votat, atëherë Berluskoni do të vijojë të qëndrojë në krye të saj; por në rast se mazhoranca nuk do të arrijë sot të marrë numrat e nevojshëm të kartonëve në Parlament, atëherë do të duhej, që Italia të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Por, përtej dy skenarëve të parë, gjatë negociatave të mbrëmshme ka dalë edhe një hipotezë e re, porse për këtë do të duhet të vendosë PDL.

Kavalieri italian ripërsëriti se kishte nevojë edhe për më shumë kohë, edhe pse liderët e PDL-së i kishin kërkuar atij shprehimisht të lëshonte pe, duke dorëzuar çelësat e kabinetit qeveritar.

mit/NOA

KOMENTE