English

Digat, Naço: Nuk ka rrezik përmbytjesh

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA – Në prag të sezonit të vështirë të shirave, komisioni kuvendor i sigurisë ka kërkuar një raport të ministrit të ekonomisë, Nasip Naço lidhur me sigurinë e digave.Sa i përket një tjetër rreziku që vjen nga rreshjet, në zonën e Nënshkodrës, ministri tha se janë vënë në dispozicion për argjinaturta dhe për masat mbrojtëse 1.2 miliardë lekë nga buxheti. Naço ka vënë theksin edhe në ndërtimin e hidrocentraleve, ku ai i Skavicës si dhe i Ashtës do të parandalojë përmbytjet pasi do të mbledh ujë të konsideruar.

“Aktualisht në vendin tonë shfrytëzohen tetë hidrocentrale me fuqi mbi 5 megavat. Fuqia totale e tyre arrin në 1430 megavat. Këto hidrocentrale janë ndërtuar nga vitet 1957 deri në vitin 1985, pra kanë një kohë relativisht të gjatë në shfrytëzim dhe normalisht kanë pėsuar amortizime dhe dëmtime. Megjithatë, më duhet tė pohoj se përmbytjet nuk janë shkaktuar nga hidrocentralet”, tha Naço.

Ministri ka pohuar se ndërtimi i Skavicës kërkon 500 milione euro dhe se qeveria nuk mund të përballojë të gjithë këtë shpenzim dhe një pjesë e kësaj do të jepet me koncesion.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Almir Avdia16:47 - 08 Nëntor 2011
    I NDERUAR ZOTI NACO, NESE JU MENDONI SE DO DUROJNE AKOMA DIGAT E ENVER HOXHES, TE CILAT SKANE PATUR KURR NJE RIPARIM APO MIRMBAJTJE, POR JANE NE TE NJEJTAT VLERA TE CILAT I KA LEN HOXHA ATEHER UNE MENDOJ SE KINI SHUME GABIM JU DHE KUSHDO QE E THOT KETE GJE ,SPSE KINI TE NJEJTAT VLERA ME HOXHEN N SI JU BERISHA DHE RAMA