Prizren, 7 Nëntor 2011 NOA – Duke pasur një thikë në dorë që e tundnin para fytyrës së “presë” së tyre, dy djem në fshatin Zhur të Prizrenit, kanë arritur t’i grabisin një kamion të kompanisë që viktima i tyre punonte.
Sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja ka ndodhur në orën 11.30 të paradites në fshatin Zhur, kur dy shqiptarët vendas, duke kërcënuar me thikë rojën e një kompanie pranë këtij fshati, i kanë marrë një kamion pronë e asaj kompanie dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Por pak minuta pasi është kryer grabitje, të dyshuarit kanë shkaktuar aksident me kamionin e plaçkitur.
Në arrati e sipër pas grabitjes së kamionit dhe braktisjes pas aksidenti, autorët kanë marrë dhe 100 litra naftë që gjendej si rezervë në mjetin e transportit.
Policia duke konfirmuar lajmin tha se ka arritur të kapë një prej të dyshuarve. Kurse shtoi se me autorizim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Sakaq, po vazhdojnë kërkimet për kapjen e agresorit të dytë.
a.b/NOA