English

Greqi, minutat e pritjes për qeverinë e re

Athinë, 8 nëntor 2011, NOA - Kryeministri grek ende në detyrë, Jorgos Papandreu ka përfunduar takimin që pati me ministrat e kabinetit të tij, të cilëve u ka kërkuar të përgatisin dorëheqjet. Takimi u zhvillua ndërkohë që pritet të shpallet edhe emri i personit që do të zërë vendin e Papandreut në krye të qeverisë së përkohshme. Gjatë mbrëmjes të së hënës, pas negociatash të vështira për formimin e qeverisë kalimtare kryeministri grek në largim Papandreou dhe udhëheqësi i opozitës Antonis Samaras, ranë dakort për një kryetar të ri qeverie, por nuk saktësuan emrin.

Brenda pak orësh pritet që të bëhen publikë emri i Kryeministrit të ardhshëm dhe kabineti i tij.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Banush Kryemadhi14:46 - 08 Nëntor 2011
    shihni qeverin tuaj dhe lereni grekun se shqiperia eshte fundosur para greqis ........ me sali berishen ne krye