English

Lindsay Lohan, vetëm 4 orë burg

Kaliforni, 8 nëntor NOA - Pa dyshim që duhet të falënderojë mbipopullimin që kishte në burg, pasi ndenji brenda vetëm për 4 orë e gjysmë. Lindsay Lohan, edhe pse u dënua me 30 ditë heqje lirie nga gjykatësja (me pas u reduktua me 6 si rrjedhojë e punëve sociale që kishte për të shlyer) ka ndenjur vetë, 4 orë e gjysmë pas hekurave. Si pasojë e numrit të madh të të burgosurve në burgjet e Lynwood, në kontenë e Kalifornisë, Lindsay u lirua vetëm për pak orë. Realisht, ekziston dhe logjika tjetër dhe bindja e gjykatëses, e cila është siguruar se aktorja do të impenjohet në punët sociale duke shlyer orët që i kanë mbetur dhe që i janë urdhëruar. r.b/NOA

KOMENTE