Milano, 8 nëntor NOA - Mungesa e zgjatur qe do të vijë nga ana e Antonio Cassano në sulmin e kuq e zinjve do të detyrojë skuadrën e Milanit të futet bindshëm në merkaton e dimrit. Zëvendësuesi i talentit me origjinë nga Bari mund të jetë një sulmues i mirëfilltë në rolin e tij dhe orët e fundit janë rritur së tepërmi kuotimet e Maxi Lopez të Catanias. “Mendoj se është një lojtar i gatshëm për Milanin – është nxituar në deklaratën e tij Galliani – Në Evropë ka shumë sulmues të zotë, por ne do të marrim dikë në formë huazimi me të drejtë blerje kartoni. Në krahun tjetër jemi gjithmonë në pritje të Cassanos pasi ai është një lojtar tepër i rëndësishëm për ne”. r.b/NOA