English

Maqedoni, një fëmijë kushton nga 5 - 60 mijë euro

Shkup, 8 nëntor 2011, NOA – Në Maqedoni po lulëzon trafiku dhe tregu i zi i birësimeve. Çmimet për një fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur në këtë treg të paligjshëm variojnë nga pesë mijë deri në 60 mijë euro.

Organizata maqedonase “Ndërtojmë të ardhmen” konfirmon se çmimet për birësimin e fëmijëve janë dyfishuar vitin e fundit, andaj qeveria maqedonase për shkak të rritjes së korrupsionit, ka urdhëruar shkrirjen e Komisionit Special të ngarkuar për birësimet.

Hallka të zinxhirit kriminal të trafikimit të fëmijëve për birësime janë spitalet, komunat dhe përgjegjës të Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale në vend.

mit/NOA

KOMENTE