English

Një gazetar, pjesë e stafit të ngushtë të kryeministrit

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA – Ndryshime të reja në stafin politik të kryeministrit Berisha. Në fakt, bëhet fjalë për një prej sektorëve më të ndjeshëm edhe për vetë kreun e qeverisë, median dhe marrëdhëniet me publikun.

Në fund të konferencës së dedikuar kryesisht liberalizimit të vizave, kryeministri Berisha ka prezantuar edhe këshilltarin më të ri të stafit të tij të ngushtë.

Ilir Kadia, që prej ditës së sotme do të jetë këshilltari i ri për marrëdhëniet publike.

Kadia, vjen në stafin e Berishës pas një eksperience të gjatë si gazetar dhe publicist.

Ai ka punuar për shumë vjet në seksionin shqip të radios BBC, seksion tashmë i mbyllur, për shkak të një reforme në rrjetin prestigjioz

“Ilir Kadia i bashkëngjitet ekipit tonë dhe unë jam i bindur që do të ketë një kontribut real në marrëdhëniet publike të kryeministrit të vendit”, tha Berisha.

a.q/NOA

KOMENTE