SHBA, 8 nëntor NOA - Një teknikë e re mund të transformojë qelizat embrionale njerëzore në neurone, të cilat kanë aftësi të zëvendësojnë ato që janë prekur nga sëmundja e Parkinsonit. Të transplantuar tek kafshët, këto neurone mbijetojnë për një kohë të gjatë duke u integruar mirë në tru. Diçka e tillë është demonstruar në revistën Nature, mbi bazën e një hulumtimi amerikan me bashkëpunim financiar të ndërmarrjeve evropiane të kërkimit NEuroStemCell, i koordinuar nga Elena Cattaneo në Universitetin e Milanos. Sipas studiuesve, kërkimet e para mbi meshkujt nuk mund të nisin deri pas 3 apo 4 vitesh. r.b/NOA