Moti - E marte, 8 nëntor 2011
Sipas MeteoAlb: Edhe të martën vendi yne do te mbetet nen ndikimin e masave ajrore te paqendrueshem, duke bere qe vranesirat dhe shirat e dobet te jene prezente, me te theksuara ne zonat malore lindore.
Ndersa bregdeti dhe zona e ulet do te karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash.
Pjesa e dyte e dites do te sjelle shtim te vranesirave dhe per pasoje shira te dobet ne te gjithe jugun e vendit duke lene veriun dhe qendern nen ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave te here pas hereshme.
Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet largim gradual i vranesirave dhe shirave te dobet nga i gjithe vendi.
Persa i perket situates termike, temperaturat e ajrit do te bien me 2 grade ne vlerat e mëngjesit, por mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtesine 37 km/h me drejtim Jugperendimor duke gjeneruar ne Adriatik dhe jon dallgëzim 3 balle.
Europa
Moti - E marte, 8 nëntor 2011
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranesirat e lehta. Ne keto kushte do te ndodhet Europa Lindore, nje pjese e Europes Qendrore dhe Europa Juglindore.
Ndersa serisht ne nje pjese te Qendres se kontinetit dhe ne Pellgun e Mesdheut do te dominoje moti i paqendrushem me vranesira dhe reshje te dendura shiu. Problematike situata do te mbetet ne veri te Italise ku reshjet e shiut do te bien me intesitet te larte shoqeruar me stuhi ere, duke bere qe stiuata te perkeqesohet nga permbytjet ne keto vende.
Gjithashtu vranesira dhe reshje shiu do te kete edhe ne Portugali pasi gjate pasdites vranësirat do te grumbullohen dhe per pasoje do te gjenerojeni shira te dobet.
Deti ne brigjet e gadishullit Iberik do te jete i trazuar si pasoje e stuhive te forta te eres.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E marte, 8 nentor 2011
Italia Veriore alarmon per shira intensive dhe stuhi ere;
Portugalia do te rrezikohet nga stuhit e forta te ere dhe dallge te larta;