Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 8 nëntor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Gati pakti, PS-PD konsensus sekret për ligjet me 3/5 dhe reformën zgjedhore”. Argumente të tjerë të ditës: “Blendi Fevziu dhe Enver Hoxha, tronditin Prishtinën”; “Pas Histori dashurie me Kadarenë, Rajmonda Bulku padit Kastriot Myftarajn”; “Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë, rikthehet odisea e “Hakmarrjes”; “Financat shkurtojnë buxhetin 2011 edhe me 120 milion euro”; “Nga Arjan Vasjari: Nga mund të fillojë diskutimi rreth programit të PS”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Ligji i ri, bankat kthehen në filiale. Krijohet banka urë”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Konflikti Bamir Topi - Jozefina Topall sjell përplasjen e institucioneve”; “Nga Eni Vasili: Rilindja e Partisë Socialste”; “Rama: PS gati axhenda për ligjet me 3/5”; “Hakmarrja, Kushtetuesja rrëzon Gjykatën e Lartë”; “Berisha: Sali Shehu ishte kandidaturë nga Edi Rama”; “Vangjel Ndreko, letër publike ambasadorit të SHBA-ve: Na shpëtoni nga mafia”; “Libri: Shqiptarët duhet të bëhen popull, një intervistë me Andrea Stefanin”; “Banon: Çfarë kisha dashur nga historia e Strauss Kahn”.
E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Pas negociatave, PS-PD gati pakti për reformat”. Tituj të tjerë në brendësi të gazetës: “Kadare: Enver Hoxha, homoseksualiteti i tij ishte shkaku i vdekjes së qindra njerëzve”; “Lulzim Basha, 100 ditë në krye të bashkisë: Mbajta premtimet”; “Oficeri i SHISH hetoi mbytjen e anijes turke në Durrës”, “Nga Fatos Lubonja: Rilindje apo lindje”; “Zoti e bekoftë Shqipërinë nga Dritan Prifti”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Buxheti 2012 nuk do të ketë rritje taksash”. Argumente të tjerë në vijim: “Nga Frrok Çupi: Burri me lodër”; “Mazhoranca dhe opozita sherr për urgjencat në Kuvend”; “Lulzim Basha: Ju tregoj 100 ditët në krye të Bashkisë”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Mafia lidhje me shtetin. Grasso: Shqiptarët korruptojnë gjyqtarët”. Më tej lexoni titujt: “E bëri të dashurën e Kadaresë, Rajmonda Bulku padit gazetarin”; “Masakra në domino, autori: I vrava se më fyen familjen”; “Nexhmija: Sot 70-vjetori i PPSH, komunistët, koha për bashkim”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Burgimi përjetë: Gjykata Kushtetuese rikthen “Hakmarrjen për drejtësi”. Argumente të tjerë: “Buka shqiptare me miell serb dhe vaj maqedon”; “Nga Myslim Pashaj: Fshirja e kufijve akt unik në botë”; “Padia e Rajmonda Bulkut: Nuk kam qenë e dashura e Kadaresë”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA