Prishtinë 7 Nëntor 2011 NOA – Një djalë i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një qitjeje me armë që policia thotë se u krye nga babai i viktimës i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Sikurse raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ngjarja ndodhi në orën 08.00 të mëngjesit në fshatin Trudë pranë kryeqytetit Prishtinë.
Kryefamiljari nga pakujdesia ka plagosur me armë zjarri djalin e tij teksa ishte duke e mbajtur revolen në dorë.
Policia tha se viktima është dërguar në trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jete. Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit TT me një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm, kurse me autorizim te prokurorit rasti shkoi në procedurë të rregullt.
a.b/NOA