Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA – Programi i ri politik i PS-së, prezantuar pak ditë më parë nga kryetari Edi Rama është komentuar nga kryetari i prezencës së OSBE/ODIHR në Tiranë Eugen Wollfarth. Ai është pyetur nga gazetarët, ndërsa dilte nga një aktivitet mbi rolin e gruas në Shqipëri.
Diplomati i OSBE-së ka vlerësuar se, programi i Partisë Socialiste mund të jetë qeverisës, por për këtë opozita duhet të presë ardhjen në pushtet pas dy vitesh. Por, ai ka ngritur një pikëpyetje sa i takon vënies në jetë dhe mënyrës së financimit. “Është gjë e mirë që Partia Socialiste ofron një program, i cili mund të jetë pas 2 vitesh pjesë e qeverisjes, por në këtë rast duhen bërë pyetjet si do vihet në jetë një program dhe sa ky program shkon me buxhetin”, tha Wolfarth. Ëollfarth ka tërhequr vëmendjen edhe për reformën zgjedhore në vend.
“Kemi dëgjuar shumë fjalë, por tani duhen vepra”, deklaroi ambasadori Wollfarth.
a.q/NOA