English

Romela Begaj del e treta në botë, merr medalje bronzi

Peshëngritje/ Me 100 kg në stilin e shkëputjes siguron podiumin, ndërsa në dygarësh është e 8-ta në botë. Po në 58 kg ka garuar edhe Fetije Kasaj, e cila ka dështuar në shtytje dhe dygarësh

Tiranë, 7 Nëntor 2011 NOA/ Altin Kodra - Peshëngritja shqiptare ka arritur sonte një nga kulmet e saj më të mëdha, pasi Romela Beja ka marrë një medalje bronxi në stilin e shkëputjes, në Kampionatin Botëror të Të Rriturve, që po mbahet në Paris. Ndonëse ka garuar në grupin B të kategorisë së peshës 58 kg, Begaj ka arritur të ngrejë 100 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur e para në këtë grup.

Në provën e parë, e cila ka garuar e fundit për shkak se kishte deklaruar peshën më të madhe të grupit, Begaj ka tentuar, duke ngritur me sukses 93 kg, duke vijuar po me sukses të ngrejë edhe 3 kg më tepër në të dytën. Ndërkaq, me vendin e parë të garantuar në grup, Begaj ka synuar të rrisë totalin për dygarëshin, duke provuar me sukses të ngrejë 100 kg në provën e tretë.

Ndërsa në shkëputje Begaj ka qenë më dobët, duke ngritur vetëm 113 kg në provën e parë, dhe duke dështuar me 116 kg, si në provën e dytë, edhe në atë të tretën. Megjithatë, edhe në këtë stil, Begaj ka marrë vendin e parë në grup, duke pritur rezultatet e grupit A, që u zhvillua në mbrëmje. Dhe fati i ka buzëqeshur peshëngritëses kuqezi, të paktën në stilin e shkëputjes.

Dhe e ndihmuar edhe nga dështimet e shumta të rivaleve të saj në grupin A, Romela ka arritur të ngjitet në podium, duke u renditur pas kinezes Li Xue-Jing dhe bjellorusja Nastasia Novikava. Gjithsesi, fati nuk e ka ndihmuar Romelën në stilin e shtytjes, ku u rendit e 14-ta, me 113 kg. Në këtë stil, bjellorusja ka ndërruar vendin në podium me kinezen, duke i marrë asaj edhe medaljen e artë në dygarësh.

Megjithatë, medalistja e bronxtë Begaj ka arritur të renditet e 8-ta në botë në dygarësh, me 213 kg, duke i dhënë Shqipërisë pikë të çmuara në përpjekjet për të kualifikuar sa më tepër sportistë në Olimpiadën e ardhshme, “Londër 2012”. Po në kategorinë e peshës trupore deri në 58 kg, por në grupin C, ka garuar edhe Fetije Kasaj, e cila ka dështuar në shtytje dhe rrjedhimisht në dygarësh.

Kasaj ka ngritur 64 kg në provën e parë në shkëputje, duke dështuar me 70 kg si në provën e dytë, ashtu edhe në të tretën. Megjithatë, dështimi në të 3 provat me 101 kg në shtytje, i ka kushtuar kualifikimin në dygarësh sportistes veterane. Para dy ditësh, Shqiponja Guhacaj (Brahja) u rendit e 7-ta në botë në kategorinë e peshës trupore deri në 48 kg, një rezultat mjaft i mirë ky për këtë sportiste.

58 kg femra - Grupi B

Romela Begaj

Ditëlindja: 02.11.1986

Pesha trupore: 57.32

Shkëputje:

Prova e parë: 93 kg - me sukses

Prova e dytë: 96 kg - me sukses

Prova e tretë: 100 kg - me sukses

Vendi i 3-të në renditjen e përgjithshme

Shtytje:

Prova e parë: 113 kg - me sukses

Prova e dytë: 116 kg - pa sukses

Prova e tretë: 116 kg - pa sukses

Vendi i 14-të në renditjen e përgjithshme

Dygarësh: 100 kg + 113 = 213 kg

Vendi i 8-të në renditjen e përgjithshme

58 kg femra - Grupi B

Fetije Kasaj

Ditëlindja: 28.10.1985

Pesha trupore: 57.37

Shkëputje:

Prova e parë: 64 kg - me sukses

Prova e dytë: 70 kg - pa sukses

Prova e tretë: 70 kg - me sukses

Shtytje:

Prova e parë: 101 kg - pa sukses

Prova e dytë: 101 kg - pa sukses

Prova e tretë: 101 kg - pa sukses

Dygarësh: Nuk kualifikohet

KOMENTE
  • Femi Kadritu22:50 - 07 Nëntor 2011
    HHHHHHHHHHHHHH