Moskë, 7 nëntor 2011, NOA – Komunistët rusë, ende të lidhur me doktrinën marksiste po kremtojnë në Moskë dhe qytetet më të mëdha të Rusisë, 91 vjetorin e Revolucionit bolshevik të Tetorit, që solli rrëzimin e Carit të Rusisë dhe syrgjynosjen e familjes mbretërore ruse.
Revolucioni i Tetorit u shfuqizua nga festë kombëtare e Rusisë në vitin 2005, kur në krye të shtetit rus, ishte Vladimir Putin, asokohe President i Rusisë.
Manifestuesit dhe ithtarët e bolshevizmit rus e kremtojnë këtë përvjetor duke vendosur kurora me lule në mauzoleumin e Leninit dhe në varret e heronjve bolshevikë, nën muret e Kremlinit.
mit/NOA