SHBA, 8 nëntor NOA - Lajme jo të mira për të gjithë ata persona që janë të pasionuar pas UFO-ve, jashtëtokësorëve, marsianëve dhe ngjarjeve të tjera të lidhura pikërisht me këto tema. Nga Amerika ka mbërritur një përgënjeshtrim zyrtar që i ka zhgënjyer të gjithë personat e sipërpërmendur. “Nuk ka asnjë lajm për jetën, jashtë planetit Tokë”. Diçka e tillë është pohuar nga Shtëpia e Bardhë ose më saktë nga Phil Larson, shef i Zyrës së Shkencave dhe Teknologjisë policore të administrimit të Obamës. Larson ka “postuar” online vendimin e tij, duke u përgjigjur një peticioni popullor prej 5 mijë amerikanësh, të cilët ka kryer një mori pyetjesh në lidhje me jashtëtokësorët. r.b/NOA
Shtëpia e Bardhë: Jashtëtokësorët nuk ekzistojnë
-
SadaM'chee Ismaili13:38 - 08 Nëntor 2011Nuk AshT QeN EwerTet Por ShBA ShtePia BarDhe e Zbuloi Kete SeND