English

Vodafone, ofertë speciale për personat me aftësi të kufizuara të dëgjimit

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA - Në Shqipëri mendohet të jenë rreth 4000 persona me aftësi të kufizuara në dëgjim, mes tyre përfshihen rastet e humbjes së dëgjimit në lindje apo si pasojë e aksidenteve.

Kjo kategori mund të komunikojë vetëm përmes gjuhës së shenjave (daktilim), sms-ve dhe emailit. Ky lloj komunikimi konsiderohet kritik dhe i pazëvendësueshëm.

Bazuar në nevojën e këtij grupi shoqëror për komunikim të një lloji të veçantë, Vodafone Albania, duke shfrytëzuar kapacitetin e rrjetit 3G që tashmë mbulon thuajse të gjithë vendin, ofron për të gjithë individët me probleme dëgjimi një plan tarifor special i bazuar kryesisht në shërbimin e videothirrjes që është shumë i domosdoshëm për komunikimin me daktilim.

Ky plan tarifor special dhe ekskluziv për pesonat me probleme dëgjimi mundëson marrjen e shërbimeve jetike te komunikimit me çmime oferte. Kështu duke paguar vetëm minutën e parë videocall apo SMS/MMS-në e parë të ditës, mundësohet komunikimi i mëtejshëm ditor falas kundrejt cdo numri Vodafone Club.

Njëkohësisht, ekskluzivisht për këtë grup shoqëror, Vodafone Albania ofron deri në 54% zbritje për një seri telefonash smartphone që mundësojnë komunikmin me video call.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet Vodafone apo telefononi shërbimin e kujdesit ndaj klientit në numrin 140.

a.q/NOA

KOMENTE