English

Ambasador Zef Bushati merr çmim të akorduar nga Presidenti i SHBA

“The President’s Volunteer Service Award”

Tiranë, 8 Nëntor 2011 NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka akorduar çmimin në fushën e “The President’s Volunteer Service Award”, z.Zef Bushati, Kryetar i Partisë Aleanca Demokristiane, shoqëruar me një letër nga “The White House”- Washington, e cila mban firmën e Presidentit Amerikan Obama.

Në letrën e tij, Presidenti i SHBA-se e uron z.Bushati: “Urime për marrjen e Çmimit “The President's Volunteer Service Award” dhe ju falënderoj për ndihmën tuaj për përqendrimin në nevojat më urgjente të komunitetit tuaj dhe vendit tonë.” E ndër të tjera shkruan se: “Kombet tona përballen sot me krizën më të vështirë ekonomike të kohës. Ne do ta rinojmë Amerikën vetëm nëse do të punojmë të gjithë së bashku. Individët, sektori privat dhe qeveria, duhet të kombinojnë përpjekjet për të bërë ndryshime reale dhe të qëndrueshme, në mënyrë që çdo person të ketë mundësi të përmbushë potencialin e tij ose të saj”. Më tej, duke e përfunduar letrën, Presidenti Amerikan Obama, i shkruan Bushatit se “ndonëse qeveria mund të krijojë më shumë mundësi për ne, që t’u shërbejmë komuniteteve tona, kjo do të varet nga fakti se sa secili prej nesh do t’i shfrytëzonte këto mundësi”, kurse shton: “Faleminderit për përkushtimin tuaj në shërbim të kësaj çështjeje dhe për gjithçka që ju bëni për të krijuar një të nesërme më të mirë, për kombin tonë të madh”. Bushati ka dhënë një kontribut të çmuar që në orët e para të vitit 90, kur në Shqipëri filloi lufta për shembjen e regjimit komunist dhe ndërtimin e sistemit demokratik të ekonomisë sociale të tregut. Një nga themeluesit dhe prej 10 vjetësh kryetar i Partisë Demokristiane në Shqipëri, deputet, ambasador i Shqipërisë në Vatikan, zv/ministër, zv/ambasador në Itali, kryetar i Fondacionit “Papa Klementi XI-Albani” dhe mbajtës i disa çmimeve ndërkombëtare. “Është e vetëkuptueshme, - u shpreh Bushati,- që jam jo vetëm i gëzuar, por dhe shumë krenar e i lumtur për këtë çmim që mora nëpërmjet koordinatorit të kësaj fushe në Shtëpinë e BardhëUashington, z. Bernd Hohle.”

Ky çmim, për z. Bushati, vjen si shpërblim për punë të ndershme në politikë, për aktivitetin në diplomaci dhe iniciativat vullnetare që synojnë arritjen e solidaritetit të përbashkët në shoqëri, në shërbim të popullit e kombit shqiptar, në të mirë të integrimit dhe zhvillimeve sociale.

Çmimin "The President’s Volunteer Service Award", Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, e jep çdo vit për individët, subjektet apo institucionet, që i janë dedikuar vullnetarizmit në të gjitha format e tyre, në një mënyrë serioze dhe të frytshme.

e.t/NOA

Letra e plotë:

Shtëpia e Bardhë Uashington

Kavalier Doktor Zef Bushati

Urime për marrjen e Çmimit (Medaljes) “The President's Volunteer Service Award” , dhe ju falenderoj për ndihmen tuaj per perqendrimin ne nevojat më urgjente të komunitetit tuaj dhe vendit tonë.

Në fjalën time te përurimit, kam deklaruar se kemi nevojë për një epokë të re te pergjegjsise se njohjes nga ana e çdo amerikani se ne kemi detyra për veten, per Kombin tonë, dhe për botën. Këto jane detyra që ne nuk i pranojmë pa qejf, bile na japin kënaqësi, në vendosmerine e te qenurit koshient se nuk ka asgjë më të kënaqshme për shpirtin se sa kontributi me të gjitha forcat tona për realizimin e një qellimi te madh. Sherbimi juaj vullnetar tregon nivelin e angazhimit të komunitetit tuaj qe ndihmon Ameriken në shtytjen nje hap perpara në arritjen e premtimit te saj të madh.

Kombet tona përballen sot me krizën më të vështirë ekonomike të kohës. Ne do ta rinojme Ameriken vetëm nëse do te punojme të gjithë së bashku. Individët, sektori privat, dhe qeveria duhet të kombinojne përpjekjet për të bërë ndryshime reale dhe të qëndrueshme në mënyrë që çdo person te kete mundësi të përmbushë potencialin e tij ose të saj.

Ndonese qeveria mund të krijoje më shumë mundësi për ne që tu shërbejmë komuniteteve tona, kjo do te varet nga fakti se sa secili prej nesh do ti shfrytezonte keto mundësi. Faleminderit per përkushtimin tuaj në shërbim te kesaj ceshtjeje dhe për gjithcka qe ju beni për te krijuar një të nesërme më te mire për kombin tonë të madh

Barack Obama

Ne foto: Cmimi dhe letra e Presidentit Obama

KOMENTE