English

Babai vret foshnjën 2 muajshe duke i dhënë vodka

Moskë, 8 nëntor 2011, NOA- Një foshnjë vetëm dy muajshe gjeti vdekjen për shkak të vodkës së dhënë nga i ati për ta qetësuar, ndërsa një tjetër është hedhur nga kamioni dhe është djegur e gjallë.

Janë këto dy dramat e botës fëmijnore të cilat shokuan sot kronikën ruse, ku çdo vit mesatarisht 100 mijë fëmijë janë viktima të dhunës, sipas UNICEF.

Tragjedia e parë ndodhi në një fshat në Urali, ku policia gjeti të pajetë trupin e vogëlushes pas alarmit të vënë nga një mjek.

a.y/NOA

KOMENTE