Romë, 9 nëntor 2011, NOA- Në këto momente Kryeministri italian Silvio Berluskoni pritet të nisë takimin me Presidentin e vendit Giorgio Napolitano.
Sipas zërave që dalin nga maxhoranca vendase thuhet se Berluskoni nuk do të shkojë te Kreu i Shtetit për të kërkuar dorëheqjen, por për një ballafaqim pas votave të sotme.
Parlamenti italian ka votuar pasditen e sotme buxhetin faktit të hartuar nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berluskoni.
Mësohet se 321 deputetë nuk kanë votuar buxhetin duke sinjalizuar humbje të ndjeshme të shumicës nga ana e kavalierit. Ndërsa, 308 deputetë të tjerë i kanë thënë “po” buxhetit faktit, të miratuar në një situatë shumë kritike për Italinë dhe mbarë Eurozonën.
a.y/NOA