English

Grabitje me armë në Kote të Vlorës, asnjë i identifikuar

Vlorë, 9 nëntor 2011, NOA – Persona të paidentifikuar ende, nën kërcënimin e armës kanë finalizuar një grabitje, mbrëmjen e djeshme në fshatin Kote, të qytetit bregdetar të Vlorës, informon korrespondenti i agjencisë NOA.al.

Autorët i kanë dalë përpara një shtetasi, duke i kërkuar të nxirrte paratë që kishte me vete, të cilat ia vodhën.

Personi i dëmtuar kallëzoi ngjarjen në polici duke bërë me dije se i ishin vjedhur 100 mijë lekë të vjetra.

Pas grabitjes personat janë larguar pa u diktuar duke përfituar nga errësira.

I dëmtuari ka qenë me fat, sepse grabitësit nuk e kanë lënduar për shkak se ai u ka dhënë menjëherë paratë, që i ndodheshin me vete.

Policia e Vlorës bën me dije se nuk ka shumë të dhëna, që ndriçojnë autorët e ngjarjes, që me shumë gjasë do të mbeten për ca kohë të paidentifikuar si shumë grabitës të tjerë në zonën e Vlorës.

Blutë e qytetit po marrin në pyetje personat me precedent penal në fshat dhe në zonat përreth.

mit/NOA

KOMENTE