English

Historia e Oasis në një film

Londër, 9 nëntor NOA - Ish-pjesëtari i Oasis dhe protagonisti aktual i Beady Eye, Liam Gallagher, dëshiron xhirimin e një filmi, si në të situa jo të mira ashtu dhe anasjelltas, historinë e bandës, e cila nga viti 1991 deri 2009, ka qenë një ndër grupet më të famshme falë dhe bashkëpunimit me të vëllanë e tij, Noel: Oasis. Këngëtari, që gjatë kësaj kohe është në setin e xhirimeve të filmit të tij të parë “The longest cocktail party”, ka bërë të ditur për “Sun” se është i gatshëm për të realizuar biografinë e historisë së bandës. “Disa herë – pohoi Liam – kur kemi kthyer disa gota nisim të tregojmë histori që i përkasin të kaluarës sonë dhe diçka të tillë kemi menduar ta hedhim në një film. Dua që të jetë një film i gjatë por i denjë për tu parë. Një film, i cili duhet të zbavitë të gjithë”. r.b/NOA

KOMENTE