English

Hoxhaj i kërkon ndihmë Suedisë për marrëdhëniet me BE

Prishtinë, 8 nëntor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj priti sotnjë takim homologun e tij të Suedisë, Carl Bildt, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë.

Hoxhaj e falënderoi homologun suedez për ndihmën që Suedia i ka ofruar Kosovës para dhe pas pavarësisë, duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Në vijim dy ministrat kanë biseduar për tri çështje kryesore, për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, për integrimet euroatlantike të Kosovës si dhe situatën në veri të vendit.

Lidhur me situatë në veri të Kosovës, dy ministrat u pajtuan që ndryshimi i kufijve në Ballkan është një kapitull i mbyllur.

Ministrat Hoxhaj dhe Bildt theksuan nevojën dhe rëndësinë e perspektivës europiane të Kosovës, konkretisht se si Suedia ta ndihmojë Kosovën në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.

Në përfundim të takimit Hoxhaj kërkoi ndihmë për mbështetjen e Suedisë në ndërtimin e marrëdhënieve kontraktuale mes Kosovës dhe institucioneve të BE-së.

a.y/NOA

KOMENTE