English

I merr paratë borxh, garancinë dhe e mashtron

Korçë, 9 nëntor 2011, NOA- Një 34 vjeçar është vënë në kërkimin e policisë së Korçës, pas kallëzimit të bërë nga një 37 vjeçar po nga Korça. Sipas paditësit i cili mban inicialet N.P thuhet se E.Salice i ka marrë në formën e huasë një shumë prej 330 000 lekësh, kundrejt lënies peng të mjetit kamion skania me targë KO 7506B me akt noterial, ku përpara 3 muajsh e ka mashtruar duke i marrë këtë mjet dhe shumën e mësipërme të lekëve nuk pranon t’ia kthejë por vazhdon e mashtron.

Nga ana e policisë së Korçës është bërë shpallja në kërkim e 34 vjeçarit Salice, nën akuzën e veprës penale të “Mashtrimit”.

a.y/NOA

KOMENTE