Milano, 9 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Inter ka shumë nevojë për përforcime në ekipin e saj dhe për këtë arsye merkatoja e janarit2012 është e gatshme t'i forcojë zikaltërit me dy goditje, madje jo shumë të kushtueshme.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Juan dhe mesfushorin Kucka.
Mbrojtësi i Internacional kushton 4 milionë euro dhe është në përfundim të aventurës së tij tek klubi brazilian.
Në krahun tjetër sllovaku, i cili aktualisht është dhe në pronësi të Interit, për të qenë pjesë e zikaltërve duhet që klubi i Morattit të ofrojë 5 milionë euro të tjera për ta marrë atë përfundimisht.
Drejtuesit e Interit kanë shprehur pëlqimin e tyre dhe në drejtim të Guarin të Porto, por vlera e këtij të fundit është disi e lartë ndaj nuk ka optimizëm për pazare blerjeje të mundshme.
r.b/NOA