Shkodër, 9 nëntor 2011, NOA – Policia e Shkodrës ndaloi dy shtetas, si bashkëautorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në Shirokë.
Dy të arrestuarit janë: Shyqyri Selim Lulja, 23 vjeç, lindur në fshatin “Elbac”, Komuna Ana e Malit, Shkodër dhe banues në lagjen “Shirokë”, dhe Taulant Rrok Shkupa, 22 vjeç, lindur e banues në po të njëjtën lagje, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Nga hetimet rezultoi se dy shtetasit e lartpërmendur, konkretisht kishin grabitur më 17.07.2011, në lagjen Shirokë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në një banesë e 70.000 lekë të reja; më 01.11.2011, kanë vjedhur në shkollën 9-vjeçare të Shirokës, 2 dyer dhe 1 dritare prej duralumini, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale; si dhe më datë 06.11.2011, në një lokal privat po në lagjen Shirokë, dy të rinjtë kanë vjedhur një kondencioner me vlerë rreth 2.000 Euro, si dhe komplete pjatash e lugësh, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këto ngjarje u dokumentua prova ligjore e vjedhjeve të sipërcituara nga Shyqyri Lulja dhe Taulant Shkupa, të cilën janë nën akuzë tashmë për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
mit/NOA