English

KFOR heq barrikadën në Jarinje

Mitrovicë, 9 nëntor 2011, NOA – Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë hequr barrikadën serbë në pikën kufitare të Jarinjes duke zhbllokuar pas kaq kohësh rrugën kryesore mbi lumin Ibër.

Burime të Kosovapress bënë me dije se aksioni u ndërmor rreth orës 2.00 pas mesnatës, kur KFOR ka marrë nën kontroll rrugën magjistrale në Ibër dhe dy rrugët e tjera alternative, që të çojnë në drejtim të Serbisë, rrugë të cilat janë përdorur deri më tani nga serbët.

Kosovapress shkruan se dhjetëra serbë, të cilët ruanin barrikadën nuk kanë mundur të ndërpresin këtë aksion, gjatë të cilit disa ekstremistë serbë janë arrestuar.

“Ushtarët e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpartalluar rreth 30 serbë të cilët janë tubuar në atë vend. Janë edhe disa të lënduar lehtë nga gazi lotsjellës në mesin e serbëve”, shkruan Kosovapress.

Madje, serbët e rebeluar kanë vendosur një barrikadë të re nga dheu në afërsi të asaj të vjetrës rreth 150 metra më tutje.

mit/NOA

KOMENTE