SHBA, 8 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Në prag të albumit të saj më të ri ylli i muzikës pop Madonna, ka menduar të hyjë edhe në botën e modës.
Ajo ka përgatitur një bashkëpunim gjigant ndërkombëtar me parfumerinë “Coty”, i cili do të sjellë në raftet e dyqaneve, vitin e ardhshëm një parfum të ideuar nga vetë Madonna.
Fansat e shumtë të këngëtares së famshme, duhen të ndihen me të vërtetë të ngazëllyer për nxjerrjen e parfumit të ri në treg, i cili do të ketë një aromë luleje dhe vanilje.
Parfumi “Truth or Dare” do të kushtojë 68 $ (42,50 £) për një shishe prej 75 ml, ka zbuluar prodhuesi, Coty Prestige, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
“Kisha dëshira të sillja në treg një shije personale timen, por që padyshim, njerëzit e tjerë mund të lidhen me të menjëherë. Diçka të ndershme, por edhe të guximshme, kjo është e vërteta e emrit të parfumit.”- tha Madonna.
Një album i ri këngëtares po pritet nga fansat, ndërkohë që këngëtarja është duke e zgjeruar edhe më tej aktivitetin e saj.
a.k/NOA