Vlorë, 9 nëntor 2011, NOA- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për veprën penale të vjedhjes.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Drashovicë të Vlorës ku dy persona me maska të armatosur me pistoletë dhe thikë duke përfituar nga errësira kanë grabitur një shtetas në fshatin Drashovicë të rrethit Vlorë.
Në vendin e quajtur “Stalla e derrave” në Drashovicë dy të rinjtë nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur shtetasit Zaçe Runës, një sasi lekësh dhe më pas janë larguar.
Në vijim të hetimeve është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e dy autorëve, Satedin Islamaj, 20 vjeç, banues në Drashovicë dhe E. A., 17 vjeç, banues në Drashovicë.
Nga ana e policisë nga kontrolli i ushtruar ndaj tyre u gjetën lekët e grabitura si dhe një pistoletë imituese me të cilën personat kanë mundur të realizojnë vjedhjen dhe më pas e kishin hedhur anës rrugës mbas kryerjes së grabitjes.
Ndaj tyre nisën hetimet për veprën penale “Vjedhje me armë” e kryer në bashkëpunim.
a.y/NOA