Londër, 9 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Hose Murinjo ka deklaruar disa herë se gjatë merakos së janarit askush nuk do të vijë tek Real Madrid, por për këtë fakt shtypi anglez nuk është i bindur.
Sipas “The People”, tekniku i “Los Blancos”, kërkon një mbrojtës qendre me eksperiencë dhe me sa duket ai ka arritur të gjejë një të tillë.
Bëhet fjalë për Nemanja Vidic, mbrojtësin e përfaqësueses serbe dhe skuadrës së Manchester United.
Për lojtarin 30-vjeçar, Reali është i gatshëm të ofrojë 12 milionë euro, por si shtypi spanjoll dhe ai britanik flasin për një tratativë tepër të vështirë.
Dhe e gjitha kjo, sidomos duke parë që Alex Ferguson nuk ka ndërmend të privohet nga serbi dhe e sheh atë si një lider të skuadrës si në fushë ashtu dhe jashtë saj.
r.b/NOA