Shkodër, 9 nëntor 2011, NOA – Një 27-vjeçar nga Shkodra, i dënuar më parë për vjedhje, është kapur, ndërsa tentoi të vriste një person, disa ditë më parë.
Ndalimi i Alfons Dedë Majnishta, banues në lagjen “Skënderbeg”, të qytetit Shkodër, u bë pasi, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për shkak se tentoi të vriste për motive të dobëta, shtetasin A. B., 32 vjeç, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip fuoristardë me targa të huaja.
Ngjarja ndodhi në 5 nëntor rreth orës 17.00, në lagjen “Skënderbeg”, pranë spitalit rajonal, dhe për pasojë është dëmtuar vetëm mjeti në fjalë, ndërsa 32-vjeçari nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Alfons Majnishta, është nën akuzë për vrasje të mbetur në tentativë, shkatërrim prone dhe armëbajtje pa leje.
mit/NOA