English

Pasqyra e shtypit, 9 nëntor 2011

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 9 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Buxheti i ri: Shkurtohet 1345 vende pune, më pak fonde për Topin, SHISH dhe rrugët”. Argumente të tjerë: “Kërcënohet me telefon Saimir Tahiri, nisin hetimet”; “Zbardhet pakti mes PS e PD, ja nga çfarë hoqën dorë socialistët”; “Provimi i shtetit, zbardhen pyetjet për Stomatologjinë e Mjekësinë”; “Pranga Shullazit në vendin ku u vra Arjan Selimi”; “Suplementi i panairit. Arbëreshët rikthejnë italianët në panairin e librit”; “Nga Artan Fuga: Kriza financiare apo e vendimmarrjes publike”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Skema e ISSH: “Dyshime për mijëra pensione veteranësh”. Tituj të tjerë të faqes së parë: “Flet ambasadorja britanike: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”; “Asambleja e PS pezull sërish”; “Pranga Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit, u kapën me armë dhe maska”; “Videoregjistrimi Prifti-Beqiraj, prokuroria shtyn 3 muaj hetimet”; “Mat, gruaja xheloze, vret burrin me sëpatë”; “Panairi i Librit, tituj të rinj dhe debate kritike”.

E përditshmja “Panorama” ka si titull kryesor të ditës: “Nisin hetimet. Kërcënohet me jetë Saimir Tahiri”. Argumente të tjerë: “Rajmonda Bulku flet pas padisë, e vërteta e marrëdhënieve të mia me Ismail Kadarenë”; “Buxheti. Shtesa në lekë e pensioneve sipas kategorive, Berisha i shkurton buxhetin Topit”; “Nga Anasatas Angjeli: Samiti i G20, kriza e borxheve nga Greqia”; “Tirana dhe 100 ditët e para të Bashës nga Amik Kasoruho”; “Pjesë nga libri “Kurban” i Ramës: Ndërtimet pa leje të Poçit dhe Pangos shëmtuan Tiranën”; “Pakti, PD i kërkon PS votimin e reformave”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Skandal me votimet për asamblenë e PS”. Më tej veçojmë titujt: “Volfarth: Programi i ri i Ramës, pse jam skeptik”; “Lidhja me një adoleshente, vret burrin me sëpatë”; “Padia e Rajmonda Bulkut: Abuzimi me lirinë duhet të ndëshkohet”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Arrestohet Shullazi, kapet me armë aty ku u vra Arjan Selimi”. Tituj të tjerë: “Gravitacioni i një të djathte tjetër nga Besnik Gjongecaj”; “Ekskluzive. Fatos Kongoli: Përse nuk më pëlqen fjalori i politikanëve”; “Deklarata shokuese e Fishtës: Hitleri dhe Musolini janë dy gjeni!”; “Edi Rama: Ish-ministrat Poçi e Pango shkatërruan trashëgiminë e Tiranës”; “Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi librin “Dimri i madh”; “Bleona Qerreti: Çunat s’më ngacmonin, mbaja me vete kaçavidë. Puthja e parë ishte kot”; “Komunistët. Milloshi: Nexhmija nuk e di, ne jemi të bashkuar”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Vidhet zyrave e provave në Gjykatën e krimeve të rënda”. Tituj të tjerë: “Buxheti, tabela e rrugëve ku shkojnë paratë”; “A ka qenë i parakohshëm programi i PS nga Preç Zogaj”; “Bulku: Ja shpifja për Kadarenë. Myftaraj: Hiq padinë për 72 orë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE