English

PD: Rama po klonon delegatët për karriken e tij

Tiranë, 8 nëntor 2011, NOA- Selia blu ka reaguar pak çaste më parë lidhur me Kongresin e Partisë Socialiste dhe publikimin e rezultateve për delegatët.

Nëpërmjet një deklarate për mediat Partia Demokratike shprehet se, sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk është bërë i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës.

“Asnjëherë më parë, në historinë e këtij vendi nuk ka ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijojë për 72 orë rresht siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës.

Kjo dëshmon qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi dhe jo një proces numërimi”, thuhet në qëndrimin e demokratëve.

Siç informon Noa.al, duke iu referuar kryesocialistit Rama, PD shprehet se, njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karrikes së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie.

a.y/NOA

KOMENTE