Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Ditën e sotme në Tiranë u zhvillua një fushatë sensibilizuese për rregullat e qarkullimit rrugor, kryesisht për parkim të gabuar. Aktualisht në rrugët për përdorim publik në Tiranë, konstatohet si fenomen negativ ndalimi, qëndrimi dhe pushimi i gabuar i mjeteve, i cili përbën pengesë për lirshmërinë në qarkullim duke u bërë shkak për ngjarje aksidentale.
Sa më sipër Policia e Kryeqytetit, kërkon bashkëpunimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve për respektimin së bashku të dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor.
a.y/NOA