English

Policia flet për arrestimin e Emiljano Shullazit

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Policia e Tiranës nëpërmjet një deklarate zyrtare ka folur për arrestimin e 33 vjeçarit Emiljano Shullazi i cili edhe herë të tjera ka qenë pjesë e kronikës së kryeqytetit.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve Noa.al se mbrëmë nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve Emiljano Hajdar Shullazi, 33 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar disa herë për pengmarrje e tentativë vrasje.

Krahas tij u arrestua edhe Gilmondo Nesim Dani, 32 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Sipas bluve të Tiranës thuhet se arrestimi i këtyre shtetasve u realizua dje rreth orës 19.30, në kryeqëzimin me rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Gjatë kontrollit të bërë ndaj dy të rinjve, teksa ishin duke lëvizur me një automjet tip Benz me targa Tr. 2703 L, ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë tip “Glock“, me një krehër me 16 copë fishekë, maska të zeza, si dhe disa telefona celular.

Ndaj dy ë ndaluarve Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për veprat penale Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

a.y/NOA

KOMENTE