English

Rama: Mandati i dytë për Fullanin, thellon dëmet e mandatit të parë

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Pas dekretimit të emrit të Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë nga ana e Presidentit Topi, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryesocialistit Edi Rama.

një qëndrim zyrtar, Rama shpreh keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.

Siç raporton Noa.al, në qëndrimin e tij Rama shprehet se, “Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar. Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë”.

Rama thekson se as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë.

Në përfundim ai ka sqaruar edhe votën e ligjvënësve socialistë në parlament: “Partia Socialiste do të votojë kundër kësaj kandidature”.

a.y/NOA

KOMENTE