English

Rama-Topallit: Prej burrave shkatërrues, duhen më shumë gra krijuese

Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në një konferencë të zhvilluar nga OSBE, mbi rolin e gruas dhe përfaqësimin e saj në politikë, Kryeparlamentarja Topalli u shpreh se, gruaja ka përgjegjësi në shoqëri dhe familje dhe se ajo di të kujdeset shumë mirë edhe për politikën.

“Është një çështje që me statistika vetëm 20% në nivel global janë gratë që përfaqësohen në parlament, kjo është një statistikë joreale, por për përfaqësinë e tyre ka një progres të jashtëzakonshëm. Çdo progres i guras është bërë në jetën publike, në biznes, në bankë, në politikë, pasi gruaja në shoqëri është krijuese. Me sistemin e ri proporcional që është ndërtuar në parlament u është dhënë më shumë mundësi grave”, uy shpreh Topalli.

Ajo shtoi se do bëhet gjithçka me drejtuesit e forcave politike, pasi është një betejë që mund të fitohet, duke shtuar se pavarësisht nëse do arrihet apo jo maja, gratë do i afrohen asaj.

Sipas kryeparlamentares, gratë shohin mundësi edhe në çdo vëstirësi.

Nga ana e tij kreu i selisë rozë, Edi Rama edhe në këtë konferencë për përfaqësinë e grave nuk ngurroi ta cilësoi kryetaren e Kuvendit si zonja Spikere.

“Është privilegj të marrësh fjalën para kaq grave duke qenë burrë dhe nga ana tjetër duke qenë edhe kryetari i partisë më të madhe shqiptare. Jam i bindur se sikur parlamenti të kishte këtë përbërje me më shumë gra do të ishte shumë më i efektshëm, pasi sa më shumë gra të përfshihen në vendimmarrjen e këtij vendi aq më pak e korruptuar do ishte politika dhe parlamenti. Sikur të kishim më shuam gra në parlament ndoshta edhe spikerin do ta kishim burrë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se për këtë përfaqësi, duhej një formulë e ndryshme çka do të thotë se nëse çdo parti politike merr përsipër e detyruar edhe nga ligji një pjesëmarrje 30% të grave, kjo duhet të përkthehet me 30% të vendeve të para në listë, 30% të vendeve të dyta dhe 30% të vendeve të treta.

Rama tha se me ndihmën e grave të forta në PD mund të bëhet diçka për të influencuar burrat, duke u ndier krenar se në Partinë Socialiste ka shumë më tepër gra dhe se është respektuar kuota prej 30%.

Në këtë linjë Rama shtoi se Asambleja Kombëtare e selisë rozë doli me dy lista ku gratë kanë listën e tyre të veçantë, ku nënvizoi se ky raport do ekzistojë edhe në kryesinë e Partisë Socialiste.

Kreu i opozitës ngriti si një alarm papunësinë e grave, ku e cilësoi si një shifër rrënqethëse faktin se gjysma e tyre janë të papuna.

Në përfundim ai u shpreh se bashkohet me fjalën e kryeparlamentares Jozefina Topalli e cila u shpreh se gruaja është krijuese, por burrat sipas tij nuk janë shkatërrues dhe se pikërisht pse ka burra shkatërrues duhet të ketë më shume gra krijuese në politikë.

a.y/NOA

KOMENTE