Madrid, 9 nëntor NOA - Edhe pas atij incidenti të sikletshëm, ku fotoja seksi e një tifozeje ka përfunduar pa dashur dhe në celularin e Irina Shayk nga telefoni i Ronaldos, futbollisti ka ditur se si të kërkonte falje duke i dhuruar bukuroshes një unazë tepër të kushtueshme fejese. Ajo, më e bukur dhe sensuale se kurrë, e ka mbajtur të veshur atë me tepër krenari, me okazionin e dhënies së Këpucës së Artë në drejtim të burrit të saj të zemrës. Ajo foto që ishte nisur në drejtim të miqve gabimisht dhe tek e fejuara e kishte nervozuar së tepërmi Irinan dhe kishte vënë në dyshim të madh martesën mes tyre, që me sa duket është në plan verën e ardhshme. Megjithatë gjatë ceremonisë në Madrid, ku Ronaldo arriti të fitojë trofeun si golashënuesi më i mirë në Evropë duke marrë Këpucën e Artë 2011, incidenti dukej se kishte kaluar dhe harruar. r.b/NOA