English

Shembet miniera në Tropojë, vdesin dy të rinj

Tropojë, 9 nëntor 2011, NOA- Dy persona kanë gjetur vdekjen në minierë dhe një tjetër ka ngelur i plagosur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e sotme në një minierë në fshatin Pac të Tropojës. Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktimat janë Dritan Neza 20 vjeç dhe Erion Geci 23 vjeç, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Miniera ku gjetën vdekjen dy prej minatorëve u shemb, teksa këta të fundit po gërmonin për të nxjerrë Krom nga thellësitë e tokës.

a.y/NOA

KOMENTE