Tiranë, 9 nëntor 2011, NOA- Presidenti i vendit Bamir Topi ka dekretuar pak çaste më parë emrin e Ardian Fullanit si Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Pas këtij dekreti emri i Guvernatorit aktual që do vijojë të mbajë sërish të njëjtin post për 7 vitë me radhë, do të përballet me votimin në parlament. Emri i Ardian Fullanit si Guvernator është propozuar nga Qeveria.
D E K R E TI I PRESIDENTIT TOPI
PËR PROPOZIMIN E GUVERNATORIT TË BANKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 93 dhe 161, paragrafi 2, të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Zoti Ardian Fullani, i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7149
a.y/NOA