Japoni, 9 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Panasonic DMC-3D1 është foto-kamera e re 3D kompakte e prezantuar nga kolosët japonezë të teknologjisë inovative dhe është e gatshme të debutojë në tregun ndërkombëtar.
Dy “sytë” e kamerës janë pozicionuar në një distancë të vogël nga njëri-tjetri, kjo në ndryshim nga kremrat e tjera 3D.
Foto-kamera 3D e Panasonic DMC-3D1 ka përmasa 108 x 59 x 24 milimetër Falë dopio objektivit dhe optikës së përkulshme.
Është shumë kompakte krahasuar me foto-kamerat e tjera dhe e ngjashme me atë të Sony Bloggie 3D.
Kamera e re karakterizohet nga një zoom optik 4x dhe mund të regjistrojë video HD në 3D në një kualitet prej 1920×1080 piksel.
Nëpërmjet shkrepjeve tradicionale 2D mund të përftohen foto të një kualiteti të lartë prej 12 megapiksel.
Ekrani nga pas është shumë i ndjeshëm, ai është me prekje dhe ka një madhësi prej 3.5 polësh.
r.b/NOA